ARSIMI

E arritur e madhe e nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, në tri sfida fitojnë tri çmime

 

Njerëzit përballen me vështirësi nga më të ndryshmet dhe për të gjitha këto vështirësi duhet gjetur zgjidhje. Për t’i gjetur këto zgjidhje duhen shpikur risi e pikërisht nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe mësimdhënësi i tyre i informatikës Pajtim Rashiti kanë sjellë një risi, ata kanë bërë një shtrat alarmues, i cili funksionon në atë mënyrë që për nxënësit me nevoja të veçanta  janë gërshetuar të gjitha mënyrat se si do të mund të zgjohej nga gjumi, duke përfshirë aty akustikën, efektin e dritës, por edhe spërkatjen me ujë.

Ky inovacion ka fituar vendin e parë në nivel Kosove në kuadër të programit “Sfida e Dizajnit nga Programi ASSET, i mbështetur nga USAID”.

Pajtim Rashiti, mësimdhënës i Informatikës në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, thekson se ishin tri sfida në kuadër të programit ASSET, për të mbështetur nxënësit pas orarit të mësimit.

 

Nxënësit pjesëmarrës të gjimnazit, në sfidën “Ora alarmuese” kanë fituar vendin e parë në nivel të Kosovës. Nxënësit pjesëmarrës kanë qenë: 1. Vera Qerimi 2. Agon Demiri 3. Halisa Kqiku dhe 4. Donat Rexhepi.

 

Në sfidën tjetër, në krijimin e videos së karrierës, nxënësit tanë kanë zënë vendin e dytë, ku nxënësit pjesëmarrës ishin: 1. Altin Gashi 2. Vegim Ibrahimi 3. Halisa Kqiku 4. Riona Cuci 5. Gramoz Gashi 6. Rrezarta Bajrami 7. Altin Ramizi dhe 8. Vesa Bajrami.

 

Në sfidën tjetër “Shkallët emergjente”, që ka të bëjë me kompjuterizim, nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” zunë vendin e tretë e ku pjesëmarrës ishin nxënësit: 1. Donat Rexhepi 2. Vera Qerimi 3. Agon Demiri dhe 4. Halisa Kqiku.

 

Programi i USAID-it “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt”- ASSET dhe Fondacioni IPKO (IF) organizuan përmbylljen e garës “Sfida e Dizajnit 2019” dhe ekspozitën e teknologjisë arsimore. Kjo ngjarje kishte për qëllim:

  • Ekspozimin e projekteve të krijuara nga nxënësit e shkollave pjesëmarrëse;
  • Ekspozimin e produkteve dhe ofertës për teknologji arsimore nga kompanitë e ndryshme vendore;
  • Inkurajimin e shkollave për projekte dhe punë praktike me nxënës;
  • Inkurajimin e përdorimit të pajisjeve arsimore në shkolla;
  • Inkurajimin e zhvillimit të shkathtësive të nxënësve për jetë dhe punë në shekullin 21.

 

Kështu, Gjimnazi ka fituar bursa prej Smart Beets në Prishtinë – praktikë njëmujore me pagesë për dy nxënës të shkollës dhe prej J Coders është fituar bursë e plotë për tre muaj program për dy nxënës të shkollës. Për vendin e tretë në vlerë 100 euro, për vendin e dytë vlerë 150 euro dhe për vendin e parë në vlerë 250 euro  kuponë në zbritje të produkteve në Aztech.

Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ka përgëzuar mësimdhënësin Pajtim Rashiti dhe nxënësit pjesëmarrës për suksesin e arritur.

 

“Ky është një sukses i madh i shkollës sonë në vazhdën e suksesve të njëpasnjëshme. Kjo është dëshmi se në shkollën tonë punohet me përkushtim, është një shkollë e mirë dhe me vlera, e cila i përkrah nxënësit talent dhe se ata do të mbështeten edhe në projekte të tjera të shkollës”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa.

Sipas mësimdhënësit Pajtim Rashiti, kjo shkollë shumë shpejt do të del edhe me projektin e radhës.

You Might Also Like