KRONIKË E ZEZË

E dërgoi veturën për t’a rregulluar, iku pa paguar

Policia e Kosovës në Kllokot është njoftuar se me 30 qershor 2020, rreth orës 19:15 , nga Ankuesi M.K.SH . i cili ka raportuar se i dyshuari shtetas i Maqedonisë kishte shkuar te servisi i tij për riparim të automjeteve ku I dyshuari e kishte dërguar paraprakisht veturën për riparim të motorit, ku sipas ankuesit ai kishte për të paguar një shumë prej 3900€ për riparim.

I dyshuari kishte shkuar e kishte marr veturën gjoja për ta provuar se si është rregulluar dhe ishte nisur në drejtim të Shkupit.

Janë lajmëruar Policia Kosovës dhe në portën kufitare në “Han të Elezit” ku i dyshuari ndalet nga policia.

I dyshimti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaj të njëjtit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve “ .

Rasti i referohet PTh-së.

You Might Also Like