Futboll

E kofirmon SC Gjilani se kanë ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin pas shtatë vitesh

 

 

Gjilan, 29 Korrik 2020-Mesfushori nga Dardana, Salih Kosumi, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Gjilanit.

Pas më shumë se 7 viteve të kaluara në skuadrën e Gjilanit, klubi dhe mesfushori nuk kanë gjetur akordin e vazhdimit të bashkëpunimit dhe kësisoj Kosumi nuk do të mbrojë më ngjyrat e ekipit të Gjilanit.

Klubi falemnderon mesfushorin për kontributin e tijë gjatë këtyre viteve të kalura në ekipin e Gjilanit dhe i uron suksese në aventurat e reja në karrierën futbollistike.

SC Gjilani, gjithashtu njofton se gjatë ditëve të ardhëshme do të ketë edhe lëvizje të tjera në afrimet dhe largimet e futbollistëve, gjatë këtij afati kalimtar.

You Might Also Like