Futboll

E përcjellin ndeshjen nga tribunat

 

Gjilani ka patur shumë mungesa në ndeshjen ndaj Drenicës sa për disa lojtarë të lënduar e disa të tjerë për shkak të kartonëve të verdhë.

Megjithatë, ndonëse nuk kishin të drejtë loje, futbollistët e dëmtuar e kanë përcjellë ndeshjen.

Përderisa Jackson Ferreira i lënduar, ndeshjen e përcolli nga tribuna veriore, në anën tjetër vend kishin zënë Keita Aziz, Tomslav Bushiq dhe Eltion Rapa. Bushiq dhe Fereira nuk kanë luajtur për shkak të lëndimeve, kurse Aziz dhe Rapa për shkak të kartonëve.

Më së shumti kësaj fitoreje i është gëzuar Aziz Keita, ngase vëllai i tij Razak Keita ka qenë autorë i dy golave.

You Might Also Like