ARSIMI

E thotë mësimdhënësi me përvojë në arsim: Mësimi në shkollë, shumë më efikas se ai online

 

Fehmi Sylejmani, mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë “Rexhep Elmazi” në Gjilan, ka publikuar disa fotografi gjatë mësimdhënies në shkollën ku punon ai, duke përdorur metoda mësimore tërheqëse për nxënësit, si ajo e demonstrimit, analizës, sqarimit e zgjidhjes së problemeve matematikore, duke ngjallë kërshërinë dhe interesimin e nxënësve gjatë orës mësimore.

Mësimdhënësi Fehmi Sylejmani, që ka më tepër se tri dekada në procesin e mësimdhënies e sheh shumë më të dobishëm procesin mësimor në shkollë, se sa nëpërmjet platformës online.

Ai në këtë kohe, duke dashur të motivojë kolegët dhe nxënësit për punë ka shkruar:

 

“Edhe pse ora mësimore shumë e shkurtë, një metodë e thjeshtë, racionale dhe shumë efikase. Megjithatë, mësimi shumë më mirë po zhvillohet në objekte shkollore se online. Kontribut të veçantë po japin gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.”

 

 

 

 

 

 

 

 

You Might Also Like