Viti

Edhe 5 fshatra të tjerë të komunës së Vitisë së shpejti do te bëhen me rrjet të  ujësjellësit

 Me qëllim të harmonizimit për marrëveshjen që parasheh kalimin nën menaxhim të ujit të pijes në kompanin e ujërave “Hidromorava”, për 5 fshatra të komunës së Vitisë, si dhe për shqyrtimin e finalizimit të punëve të rrjeteve të ujësjellësit nëpër disa fshatra, sot kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim drejtorin regjional të kompanisë së ujërave “Hidromorava”, Muhamet Suliqi dhe Astrit Vokshin nga CDI.

Temë bisede ishte përgatitjet për lëshimin e ujit të pijes në fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Jerlive dhe Tërstenik, si dhe për mënyrën që kjo të kaloj nën menaxhim të Hidromoravës, për çka edhe u dakorduan që të kryhen gjitha procedurat e nevojshme dhe pas dy javësh, në mënyrë ceremoniale, të bëhet nënshkrimi i kalimit të menaxhimit. Ky projekt, u realizua nga të hyrat vetanake të Komunës së Vitisë dhe në mbështetje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, si dhe Qeverisë së Kosovës.Aziz Zuka

You Might Also Like