Sportet me dorë

Edhe ekipi i meshkujve  i KV Drita në finale të Kupës së Kosovës në Volejboll

 

Krahas ekipit të vashave që dje ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës në Volejboll, një gjë të tillë e ka bërë edhe ekipi i meshkujve, i cili në gjysmëfinale të Kupës në Palestrën “13 qershori” në Suharekë ka mundur ekipin e Suharekës me rezultat të pastër 0:3 në sete.

Ekipi i Dritës, që sivjet është riorganizuar shumë mirë, ka luajtur një ndeshje për mrekulli, duke mos e vënë në pikëpyetje fitoren për asnjë moment.

Te ekipi gjilanas shërbimi ka funksionuar për mrekulli, blloku ishte i pakalueshëm, loja në fushë shumë e mirë, kurse sulmi ishte i papërmbajtshëm, andej pos humbjes 0:3, Therandës nuk i mbeti asgjë tjetër.

Drita pritet që sivjet të ketë rolin kryesor edhe në kampionat, kurse me paraqitjet e sivjetme, si të meshkujve, ashtu edhe të femrave, volejbolli gjilanas i është rikthyer lavdisë së dikurshme, kur nuk njihte kundërshtarë në Kosovë. Kryelajmi.com

Theranda – Drita 0:3.

You Might Also Like