Sportet me dorë

Edhe ekipi i meshkujve në volejboll e nis furishëm

Sikurse vashat që mposhtën ekipin e Grykës me rezultat të thellë, edhe ekipi i meshkujve në volejboll ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0.

KV Drita ka qenë më e mirë se KV Prishtina, të cilën e ka mposhtur me rezultat 3:0. Ndeshja është zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Ekipi i Dritës ka vënë kandidaturën për të qenë pjesë e përfundimtares në volejboll, pasi që ekipi ia ka dalë të ruaj fondin e lojtarëve gjilanas dhe ka bërë dy përforcime të mëdha, të cilat garantojnë një Dritë krejt më ndryshe në këtë stinor.

You Might Also Like