Gjilan

Edhe Fisnik Behluli jep dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate në Gjilan

 

Vargut të largimeve nga Nisma Socialdemokrate në Gjilan i është shtuar edhe Fisnik Salihu, i cili në një njoftim të tijin ka theksuar se jep dorëheqje nga të gjitha detyrat që i kishte në subjektin e tij të deridjeshëm.

 

Ja postimi i plotë i tij:

 

Dua të ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje nga të gjitha detyrat në NISMA Socialdemokrate, në Këshillin e Kryesisë së rinisë, në nëndegën Kodra e Dëshmoreve si dhe nga anëtarësia në këtë subjekt.

Vendimi im vjen pas largimit të shtyllave kryesore të NISMA-s ne degën e Gjilanit, dhe më tepër nga reagimet e bashkëparitakëve të cilët në grupet sociale të cilat mendohen të jenë për diskutime pune dhe për caktimin e takimeve, me shumë gabime gjuhësore fyenin e kërcënonin të larguarit.

Unë jam rritur dhe edukuar ne frymë intelektuale dhe artistike prandaj nuk pranoj as te gjindem në një shoqëri te tillë, me frymë diktaturiale ku të preket e drejta e lirisë së fjalës dhe veprimit madje edhe në jetën private.

Me Respekt
Fisnik Behluli

You Might Also Like