Viti

Edhe në Viti fëmijët shënuan Ditën e tyre 1 Qershorin

Më një manifestim modestë në Viti , fëmijët shënuan 1 Qershorin –Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, e manifestimi i organizuar nga Drejtoria për Kulturë-Rini e Sport, në bashkëpunim me Çerdhen e Fëmijëve në Viti, është mbajtur në ambient të hapur në amfiteatrin e parkut të qytetit.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, duke uruar fëmijët për këtë ditë, është shprehur i kënaqur se aktivitetet për shënimin e ditëve të veçanta pas pezullimit disa mujor, po fillojn pikërisht me Ditën e Fëmijëve, ardhmërisë së vendit. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të denjë e plot shpresë, sepse janë dhurata më e shtrenjtë në jetë, u shpreh kryetari Haliti.
Ky manifestim, u pasurua edhe me një program artistik të përgatitur nga fëmijët e Çerdhes së Fëmijëve “Gëzimi Ynë””.Aziz Zuka

You Might Also Like