Shëndeti

Edhe një donacion për  shëndetësinë e Vitisë nga një donator anonim

 

Pos kontributit dhe ndihmës që po japin në shërimin e pacientëve të prekur nga  KOVID- 19, në spitale dhe objekte tjera shëndetësore në këtë kohë të vështirë të  përballjes në disa raste të këtyre objekteve me mungesë të jo vetëm të barnave por edhe të paisjeve  dhe aparateve shëndetësore, ka njerëz të vullnetit të mirë që po kontribuojnë më donacione për shendëtësinë. E një ndër ta është edhe një donator  anonim nga fshati Sllatinë e Epërme e Vitisë. Për këtë donacion ka njoftuar edhe Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Doktoresha Vjollca Kadolli-Halili. Ajo këtë e ka bërë përmes rrjetit social FB.

 

” Sot një qytetar nga Sllatina e Epërme, i cili ka dashur të mbetet anonim ka dhuruar pajisje mjekësore në vlerë të 300 eurove, pulsoksimetra, në kuadër të luftës me pandeminë Covid -19 me të cilat do të furnizohen të gjitha QMF-të dhe AMF-të Viti, si dhe ekipet e shërbimit të urgjencës në Viti dhe Pozharan. Donacioni i sotëm ua lehtëson punën shumë stafit shëndetësorë si dhe ofron shërbime më efikase për pacientët”, ka shkruar doktoresha Kadolli.

 

Për hir të korrektësisë, ky është donacioni i dytë nga ky qytetar, i cili në fillim të pandemisë ka dhuruar edhe një aparat oksigjeni koncentrator në vlerë prej 550 euro.

Faleminderit në emër timin dhe qytetarëve vitias.

Zoti ju shpërbleftë për humanitetin e treguar, ka thënë në fund të  statusit të saj në FB. Aziz Zuka

You Might Also Like