Futboll

Edhe një futbollist vije te Drita

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, kampion i Kosovës në futboll, në radhët e veta ka sjell edhe një futbollist. Bëhet fjalë për poyhoranasin Festim Alidema, i cili së fundi ka luajtur në ekipin kroat Slaven Belupo. Ja postimi i plotë i FC Drita :

 

Festim Alidema i bashkohet KAMPIONIT

Kemi knaqesin te ju njoftojme qe kemi arritur marreveshje me lojtarin e njohur Festim Alidema.

Drejtori sportiv Valon Zymberi ka njoftur qe parimisht eshte dakorduar me agjentin e Festimit e me pas edhe me ekipin Kroat qe Festimi te jete bardh e kalter per periudhen nje vjeqare ne forme huazimi.

Festimi per nje vite ishte pjese e futbollit kroat ne ekipin e njohur Slaven Belupo dhe do te jete nje force shtese ne mbrojtjen e titullit kampion, gjithashtu edhe ne garat e Europa Liges qe ekipi jone do ta zhvilloje muajin shtator.

Mire se vjen FESTIM!

FC DRITA

 

You Might Also Like