Futboll

Edhe një lojtar i KF Drita kalon te Bashkimi i Koretinit

Bashkimi i Koretinit, anëtar i Ligës së Dytë të Kosovës në Futboll, seriozisht i është rrekur garës për t’u bërë pjesë e Ligës së Parë të Kosovës në Futboll. KF Bashkimi nga Koretini ka bërë goditjen e tretë në këtë janar, kurse emri më i ri i këtij ekipi është Yll Murtezi, i cili vije nga FC Drita e Gjilanit.

Siç ka theksuar Ilir Berisha, sekretar në KF Bashkimi, ky ekip nga komuna e Dardanës ka bërë transferin e radhës, duke marrë një lojtar shumë të mirë, i rritur dhe i çelikosur në Akademinë e FC Drita të Gjilanit.

KF Bashkimi, ditë më parë kishte angazhuar edhe dy lojtarë të tjerë nga KF Drita, ishin këta lojtarët Florent Byqmeti dhe Arlind Shaqiri, kurse sekretari i klubit, Ilir Berisha, ka premtuar edhe befasi të tjera në ditët në vijim./Kryelajmi/.

You Might Also Like