Gjilan

Edhe nje qytetar nga Zhegra humb jetën nga covid

#Dita143. Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 512 të infektuar, 334 të shëruar, 161 raste aktive, 41 pacientë të hospitalizuar dhe 40 mostra në pritje.

Vdekja e 17 bashkëqytetarëve tanë duhet te jetë alarm për të gjithë. Prandaj, ju lutem shumë, respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!

You Might Also Like