Gjilan

Edhe sa herë do të nisin punët në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha?


Telenovela “Lumi Mirusha” nuk ka të sosur. Episodet sa vijnë e shtohen, e ngjarja vazhdon të bëhet gjithnjë e më dramatike. Premtohet rregullimi, bëhen planifikime, ndahet buxheti, nisin punimet dhe… premtohet rregullimi, bëhen planifikime, ndahet buxheti, nisin punimet…pra, vazhdon i njejti avaz dhe Zgjedhjet vijnë e shkojnë. Ky projekt është devijuar nga ky pushtet dhe është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Por, qytetari i Gjilanit është i detyruar të duroj erën e rëndë në mes të qytetit dhe të përballet me mundësitë e shkaktimit të sëmundjeve nga kjo papastërti, ndërsa telenovelës nuk është kah i vjen fundi. Telenovela të tilla, kanë brenda tyre intriga, gënjeshtra, tradhëti, manipulime e çka jo tjetër se, pos ndonjë gjëje të mirë për qytetarin e lodhur të Gjilanit nga kjo keqqeverisje.

Qytetari i Gjilanit nuk dëshiron të jetë pjesë e këtyre telenovelave që jo vetëm se nuk kanë cilësi, por nuk mbarojnë kurrë. Ai tash më e ka kuptuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Këta njerëz do të shkojnë në shtëpi së shpejti, pasi shumë shpejtë do të ndëshkohen me votë nga qytetari i Gjilanit.

Telenovelat do t’i përfundojmë më 22 tetor, atë ditë kur punët në dobi të qytetarit do të fillojnë.

Ardianë Halimi – Zyra për informim e VV

You Might Also Like