Viti

Edhe Vitia më në fund do të bëhet me Palester sportive

Sot në Viti, i është vënë gurthemeli një objekti të rendësishëm sportive. Me një solemnitet rasti në prani të përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, udhëheqësve komunal të Vitisë, mysafirë të shumtë dhe personalitete të tjera publike e sportive, është vënë sot gurthemeli i Palestrës Sportive në Viti, projekt ky që u vlerësua si një ndër investimet me rëndësi për këtë komunë dhe për ndërtimin e të cilit ishte përfoluar me vite e që më na fund mbase do të bëhët realitet ndërtimi I tij.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka potencuar se mungesa e palestrës sportive në Viti, gjithnjë ka qenë pengesë e zhvillimit të sportit për klubet vitiase. “Kemi pas mungesë të aktiviteteve, pikërisht për shkak të mungesës së palestrës, për çka shpesh herë jemi detyruar që të zhvillojmë gara në komunat fqinje. Edhe përkundër kësaj, rezultatet e klubeve të komunës së Vitisë kanë qenë evidente.

Andaj, Vitia ka merituar që moti të ketë një palestër të tillë, si kjo që po e nisim sot së ndërtuari”, ka thënë kryetari Haliti. Ai ka falënderuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Kujtim Shala për angazhimin e finalizimit të këtij projekti mjaftë të rëndësishëm, që do të jetë edhe qendër e aktiviteteve sportive për komunën e Vitisë. Po ashtu ka falënderuar edhe të gjithë ata që kanë kontribuar në rezultatet e

arritura sportive nëpër dekada, përkundër kushteve të vështira me të cilat janë përballur. Ndërkaq në emër të Ministrisë së Kulturës, ka folur Ibër Alaj drejtor i Departamentit të Sportit pranë kësaj ministrie, i cili ka bërë të ditur se projekti i palestrës përmbushë gjitha standardet e nevojshme. Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë që ka ky projekt, në ofrimin e kushteve dhe mundësive për klubet vitiase në zhvillimin e garave sportive.

Gurthemelin e palestrës e bënë kryetari I komunës Sokol Haliti, përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës Ibër Alaj, Muharrem Sahiti këshilltar i ministrit Shala, Naim Pira kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë dhe drejtori I Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti Milot Lala. Palestra Sportive do të ndërtohet në fshatin Drobesh, respektivisht për gjatë magjistrales Viti-Ferizaj. Shuma e projektit sipas kontratës do të kushtoj mbi 1.milion e 100 mijë euro dhe është projekt tre vjeçar. Aziz Zuka

Legjenda: Foto Pamje nga solemniteti I venjës së gutrthemelit të

You Might Also Like