Futboll

Edon Sadriu kalon te Vitia

Ish-futbollisti i Gjilanit, Edon Sadriu është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi i krahut ka arritur marrëveshje me Vitinë që garon në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com.

Sadriu ishte në bisedime me disa ekipe, duke përfshirë edhe Ballkanin, por zgjodhi Vitinë që ka pretendime për Superligë.

Po ashtu, merret vesh se Vitia ka transferuar edhe sulmuesin e Arbërisë së Dobrajës, Urim Statovcin.

You Might Also Like