Sportet luftarake

Edonis Beqiri mposht gjeorgjianin Tomaz Izoria

Gjilan – Boksieri gjilanas, Edonis Beqiri, i cili po bokson në kategorinë gjysmë të rënd në boksin profesinist po shkëlqen, nga shtatë meqe të zhvilluara në bilancin e tij ka po aq fitore, duke dëshmuar se boksieri nga Gjilani me hapa gjigant po hap dyert e karierës në boksin profesionist.
Për boksierin shtatëlart Beqirin, “viktimë” e radhës ishte boksieri nga Gjeorgjia, Tomaz Izoria, të cilin e detyroi të tërheqet nga meqi në raundin e katërt të cilën ishin parapa të zhvilloheshin gjashtë raunde.
Në palestrën e stërmbushur, “Bozhalle Marzahn” në Berlin nga dashamirët e boksit, boksieri Beqiri edhe një herë dëshmoi se ka një talent të madh në mes litarëve të ringut.
Beqiri gjatë gjithë meqit ishte superior ndaj boksierit nga Gjeorgjia, i cili ishte tejet i papërshtatshëm por Beqiri me teknikën e tij dhe
goditjet të një pasnjëshme e bëri që në raundin e katërt, Tomaz Izoria të dorzoj meqin.
“Ishte një meq shum i papërshtatshëm, boksieri Izoria ishte një boksier shum i fort, gjatë gjithë meqit isha më i mirë se ai, në asnjë moment nuk mu ka rreziku fitorja isha i përgaditur maksimalisht për këtë meqë dhe arrita të triumfoj, për këtë fitore e falenderoj sëpari trajnerin
tim Otto Ramin dhe gjithë shtabin tim të cilët kanë pasur besim në mua”, është shprehur Beqiri.
Talenti i boksit Edonis Beqiri, pasiqë janë festat e fundëvitit ka një porosi për të gjithë dashamirët e tij.
“Jam shum i lumtur që ky vit ishte mjaft i sukseshëm për mua, dua ti përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë njëashtu edhe fansat e mijë t’ju uroj të gjitha të mirat e zotit për vitin e ri 2018, do të mundohem që vitin të cilin do të hymë do t’ju gëzoj edhe më shum me fitoret e mija”.

You Might Also Like