Futboll

Gjilanasit përballen me mitrovicasit

Dy ekipet nga Gjilani, Drita dhe Gjilani që në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në Futboll do të përballen me ekipet mitrovicase Trepça dhe Trepça ’89.

Drita, që sivjet ka një përbërje krejt tjetër do të ballafaqohet me Trepçën në Mitrovicë, ekip ky që sivjet është rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Drita

Gjilani pret ekipin tjetër nga Mitrovica, Trepça ’89, ndeshje kjo që pritet të jetë më interesantja këtë të diel. Edhe ekipi gjilanas ka bërë përforcime të bollshme, andaj me kërshëri pritet të shihet se cfarë ekipi do të ketë sivjet.

Gjilani

Ndeshjet fillojnë këtë të diel në ora 16.

You Might Also Like