Kamenicë

Emërtohen rrugët në brezin kufitar

Në brezin kufitar me Serbinë, në Karaqevë është bërë emërtimi i rrugëve të reja. Këtë e ka bërë të ditur Selver Lenjani, kryetar I Bashkësisë Lokale në Karaqevë. Rrugët kanë marrë emra të ndryshëm si “Zenal Karaqeva”, “Asllan Thaqi”, “Mulla Destani”, “Fehmi Keka”, “Rizad Fera”, “Hisen Guda”, “UCPMB”.

Ka edhe emra të tjerë të rrugëve, si dhe rrugë të tjera që pritet të emërtohen në të ardhmen. Këshilli i Bashkësisë Lokale në Karaqevë, ka falënderuar Kuvendin Komunal të Kamenicës dhe ka uruar qytetarët për emërtimin e rrugëve.

You Might Also Like