Futboll

Enis Asani, talent i madh i futbollit

 

Gjilan – Në futbollin evropian shumë futbollist shqiptarë po bëjnë emër në futboll, jo vetëm në klubet e tyre por edhe në shtetin të cilin po jetojnë.

 

Shteti helvetik, Zvicra njihet si shteti ku futbollistët shqiptar më së shumti luajn nëpër klubet e këtij shteti.

Talenti i ardhshëm i futbollit, Enis Asani, i cili sapo ka mbushur 14 pranvera, po mahnit njohësit e mëdhenj të futbollit me talentin dhe përformancën që ka ky futbollist.

Futbollisti Asani i cili është me prejardhje nga Gjilani, me sukses të madh po mbron ngjyrat e skuadrës FC Solothurn të këtij qyteti, ai me paraqitjet e tij në U15 të këtij klubi, konsiderohet talenti më i madh në gjeneratën e tij.

Djaloshi biondin e karakterizojnë shumë gjëra në futbollin modern si shpejtësia, pasimet, pranimi i topit, vendimmarrja gjatë lojës, lëvizja me top e forma fizike, dhe me të drejt konsiderohet një futbollist i kompletuar.

Enis Asani në pozicionin e mesfushës, mund ta zhvillon rolin e tij si në anën ofanzive edhe në atë defanzive.

“Karrierën futbollistike e kam filluar tani e 6 vite, si 8 vjeçar fillova të stërvisë në fushën e gjelbërt, për mua futbolli është gjithçka, futbolli më jep inspirim si në jetën e përditshme ashtu edhe në fushë, topi i futbollit është bërë pjesë e pandashme e jetës sime dhe për këtë jam shumë i lumtur”, ka bërë të ditur, Enis Asani.

Mesfushori i FC Solothurn, Asani, i dashuruar pas gjigantit të madh futbollistik Barcelona dhe idoli i tijë Messi, janë inspirimi më i madh i tij.
“Karakteristik e imja në fushën e futbollit është manovrimi me top dhe dyluftimi me kundërshtarin, unë mund të luaj me dy këmbë por e djathta është më e frytshme. Ëndrra ime është që një ditë të jem pjesë e ndonjë skuadër të madhe evropiane të futbollit dhe ta veshi fanellën e Kombëtares së Shqipërisë por ndoshta edhe të Zvicrës, futbollit asnjëherë nuk i dihet se ku të qon jeta”, thekson Asani.

Për të përforcuar nivelin e lojës së tij dhe për të qenë edhe më i kompletuar si futbollist , prindi i Enisit, Eshtref Asani, ka angazhuar trajnerin e mirënjohur të kategorive të reja, Franck Bettulat, për tu avancuar edhe më tepër.

Trajneri Franck Bettulat, për cilësitë e Enisit ka bërë me dije se është një talent i jashtëzakonshëm.
“Kemi të bëjmë me një talent të madh të futbollit, Enisi i ka të gjitha tiparet që të bëhet një futbollist i madh, është ende i ri i duhet punë dhe përvojë por ju garantojë se futbolli shqiptarë është duke e pritur një futbollist të madh”.

Nuk ka dyshim se futbollit shqiptar po i vjen një futbollist i talentuar, ndërsa ne shpresojmë se me lojërat e Enisit në të ardhmen do të krenohemi.

You Might Also Like