Bujqësi

Era e fortë dëmtoi serrat dhe fidanët e fermerit Xhelal Halabakut nga Pozharani

 

Një erë e fortë që nisi të fryj në orët e pasdites së sotme e që zgjati rreth më shume se tri orë, u ka bërë dëme të mëdha fermerëve të komunës së Vitisë. Siç u njoftuam nga disa fermer të kësaj komune era ka bërë dëme të mëdha veçmas fermerëve ngase u ka dëmtuar rëndë  foliet e serrave të  tyre, ku kishin të mbjella fidanë domatesh, speci, lakre etj . Njëri nga këta fermer e që është I dalluar në këto anë  që ka pësuar dëme të mëdha nga era është edhe Xhelal Halabaku, nga Pozharani I cili përmes fotografive që na dërgoi  shihet se është dëmtuar rëndë.

Sipas tij, era e fortë i ka shkatërruar tri objektet /serrat e e mbuluara me folie/ ku ka pas të mbjella fidane Domatesh, Specash dhe  fidane perimesh të tjera. Ai thotë se ato fidanë te cilat kishin gritë shtat dhe tashmë kishin krijuar edhe fryte tashme janë asgjësuar.  “Unë kam investuar mjete të konsiderueshme financiare për të ngritur si serrat, ashtu edhe fidanët dhe tashmë kjo erë e fortë mi ka shkatërruar tërësisht duke me bërë dëme  të pariparueshme. Ndryshe sipas informative që morëm nga terreni nga era e fortë kanë pësuar dëme edhe objektet tjera në kulme  si shtëpi e objekte përcjellëse ./Aziz Zuka

You Might Also Like