ARSIMI

Era Syla, e bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane

Gjilanasja Era Syla ka zënë vendin e tretë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020.

Sipas një njoftimi të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, e cila ka dalë me këtë njoftim:

 

 

Përfundoi me sukses Olimpiada Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020. Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Medalje të Bronztë.

EGMO është gara më e rëndësishme evropiane e matematikës për vajza, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e Evropës dhe shumica e vendeve jashtë Evropës marrin pjesë në cilësinë e mysafirëve, të përfaqësuara nga nxënëset më të mira të matematikës. Ky është viti i parë që Kosova merr pjesë në këtë olimpiadë prestigjioze. EGMO është kampionati evropian i matematikës për nxënëset e shkollave të mesme. Prandaj, arritja e Erës është vërtet e jashtëzakonshme.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon nxënësen Era Syla për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.

Festim Shkodra, prof. i matematikës

You Might Also Like