Sportet luftarake

Erdi Latifi dhe Anes Isufi boksierë që po vijnë fuqishëm

 

Dy boksierë të rinj gjilanas, Erdi Latfi dhe Anes Isufi për herë të parë kanë kryqëzuar dorëzat në kategorinë e kadetëve këtë të shtunë dhe që të dy janë shpallë kampionë të Kosovës në kategoritë e veta.

 

Liridon Zeqiri, kampion i shumëfishtë i Kosovës në boks dhe pjesëmarrës në shumë gara ndërkombëtare, ka kohë që punon me këtë dy boksierë e me ta është edhe i riu tjetër Lulzim Kqiku, që pritet të jenë e ardhmja e boksit kosovar.

Erdi dhe Anesi janë trembëdhjetëvjeçarë, por janë boksier shumë të talentuar, thekson Liridon Zeqiri, trajner, i cili ka shtuar se ata këtë të shtunë për herë të parë kanë boksuar në kategorinë e kadetëve në Kampionatin e Kosovës në boks.

« Të dy janë talentë të mëdhenj që premtojnë shumë në të ardhmen. Erdi Latifi peshon 50 kilogramë, kurse Anesi 54 kilogramë dhe ata janë shumë të rregullt në stërvitje e në punë », shprehet Liridoni.

Përndryshe, Anesi jeton në Gjilan, kurse Erdi udhëton për në stërvitje nga fshati Kmetoc dhe Liridon Zeqiri ata i cilëson dyshe fantastike, që shumë shpejt në të ardhmen Kosovën do t’a përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare.

« Besoj se nëse vazhdojnë me këtë punë, ata do të sjellin shumë medalje nga arena ndërkombëtare. Ata do të jenë yje dhe shtyllë e Kosovës në të ardhmen », shprehet Liridon Zeqiri.

Për t’u arritur të gjitha këto suksese duhen investime në boks, por në fillim të karrierës së tyre është trajneri Liridon Zeqiri që me të ardhurat e veta mbanë këtë aktivitet, kurse pritet që në të ardhmen të ofrohen sponsorët me cka edhe sukseset do të jenë kulminante.

Ndryshe, këtë të shtunë, Erdi Latifi boksoi kundër bashkëvendësit të tij nga KB Drita dhe fitoi që në raundin e parë pas dy nokdaunëve, kurse Anes Isufi boksoi ndaj kundërshtarit të tij nga Gjakova, duke ngadhënjyer gjithashtu në raundin e parë pas dy nokdaunëve.

You Might Also Like