Futboll

Ergyn Ahmeti është futbollisti më i ri i Dritës

Ergyn Ahmeti është futbollisti më i ri i Dritës. Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit gjilanas vetëm disa çaste më parë, derisa e ka prezantuar mesfushorin mitrovicas me fanellën ‘bardhekaltër’, raporton Gazetasheshi.com.

Ahmeti, i cili ishte pjesë e FC Prishtinës në tri edicione më parë ka zgjedhur Dritën para disa ofertave që kishte në tryezë.

24 vjeçari i bashkohet kështu kampionëve në fuqi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu pas katër ditësh edhe kur pritet të nisin përgatitjet për edicionin e ri.

You Might Also Like