Sportet me dorë

Ergysa Blloku, pjesë e KV Drita

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani është përforcuar me volejbollisten Ergysa Blloku, e cila është një lojtare e njohur për volejbollin kosovar.

Ky angazhim është arritur falë presidentit të KV Drita, Kupi Shabani, që nuk po kursen asgjë për të mbajtur Dritën në kreun e tabelës.

Së fundi Ergysa Blloku kishte luajtur në Shqipëri, por duhet cekur se ajo edhe më herët kishte luajtur për Dritën e Gjilanit, kur ekipi gjilanas ishte fituese e kupës.
Deri më tashti Blloku ka luajtur në këto ekipe:

 

2008 Studenti, Tiranë

2009 Mirdita Volley (ish-Minatori), Rrëshen

2010 Universiteti ABB, Prishtinë

2011 KV DRITA, Gjilan

2014 Tirana, Tiranë

2016 Partizani, Tiranë

2018 Mirdita Volley, Rrëshen

2021 KV DRITA, Gjilan

 

Pritet që KV Drita të angazhojë edhe lojtare të tjera, ngase afati kalimtar sapo ka filluar.

You Might Also Like