Gjilan

Erlehta Osmani: Përfaqësoj vullnetin e mirë dhe interesin e banorëve, nuk lejoj të manipulohem për interesa të individit

Të dashur qytetarë,
duke i parë reagimet e shumta rreth ngjarjeve të fundit në Kuvendin Komunal të Gjilanit, dua të bëj një sqarim karshi jush që më keni besuar t’ju përfaqësoj.
Unë, Erlehta Osmani, kam qenë gjithmonë, jam dhe do të jem anëtare e devotshme e Partisë Demokratike të Kosovës. Me shumë përkushtim i kryej obligimet e mia në të gjitha pozitat që jam e angazhuar në partinë të cilës i takoj.
Me votën time në Kuvend, unë përfaqësoj vullnetin e mirë dhe interesin e banorëve të Komunës tonë dhe asnjëherë të vetme nuk lejoj veten time të manipulohem për interesa të individit.
Projekti i varrezave dhe çdo projekt tjetër në komunën tonë duhet të vendoset në të mirë të qytetarëve.
Jam dhe do të vazhdoj të jem ithtare e së drejtës. Duke i parë problemet e shumta të qytetarëve tanë, është koha ti lëmë anash interesat tona dhe bashkërisht të punojmë për mirëqenien e tyre.

E juaja,
Erlehta.

You Might Also Like