Gjilan

Erlehta Osmani po gjenë mbështetje në garën për t’u zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës

Ajo parafushatën zgjedhore si kandidate e PDK e ka nisur nga familja, për të vazhduar më pas me kategori të shoqërisë. Erlehta Osmani, është kandidatja më e re për deputete në listën e PDK-së. Ajo këtë të diele ka mbledhur familjarë të saj, që ishin në numër të madh, që para tyre të bëjë publike kandidaturën dhe angazhimin e saj nëse e merr besimin për t’u zgjedhur deputete.

Erlehta Osmani, ka theksuar se i ka hyrë garës me qëllim që të qojë fjalën e qytetarëve në vendin e duhur. Ajo është shërbyer me thënien se “Nëse do ta ndryshosh botën shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde”, andaj ka kërkuar mbështetjen e familjarëve të saj që ishin në numër shumë të madh.
“Rrugëtimin tim politik e kam filluar me ju, sepse çdo sukses buron nga familja e do  të festojmë së bashku edhe pas 6 tetorit”, ka thënë Erlehta Osmani, kandidate e PDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë familjarë të kandidates, miq e mysafirë të ftuar, të cilët kanë marrë fjalën dhe kanë premtuar se do t’a mbështesin këtë kandidate në zgjedhjet që janë në prag. Fjalën e morën mysafirë nga Shqipëria, të afërm të saj dhe të gjithë bashkërisht u zotuan se do t’a mbështesin këtë kandidate të re, e cila ka vrullin rinor, entuziazmin dhe vullnetin për të punuar në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

 

You Might Also Like