OPINION

Evropa më shumë se sa ne po shpërfaq pozitivitet për Kosovën

 Shkruan: Izmi Zeka

Ndonëse jo sa duhet dhe si do të donim,  rrugëtimi evropjan i shtetit të Kosovës po vazhdon dhe kjo rrugë të paktën në kuptimin deklerativ është koordinat dhe objektiv i të gjitha subjekteve politike që veprojnë në Kosovë, pa dallim nacionaliteti dhe spektri politik.

A do të duhej që  procesi integrimeve të jetë më i shpejtë, natyrisht se po, por edhe skeptikët më të mëdhenjë e dinë se një shtet i ri si Kosova, dhe sfidat që ka kaluar, do të justifikonte ritmin e ngadaltë të ecjes në këto integrime.

Në këtë rrugëtim, në këtë ritëm, në këto pritje dhe në këto zhagitje një gjë duket sheshazi se Evropa dhe institucionet e saja kanë një pozitivitet më të madh për Kosovën se sa vetë kosovarët. Pra është koha për të kryer detyrat ë shtëpisë, për të bërë punën tonë, për të emacupuar lidershipin politik se kemi për të bërë detyrat tona, e Evropa, është aty, na pret të plotsojmë standaret që paracaktojnë dhe ulëset në Unionin Evropjan.

E tha me plotë përkushtim dhe sinqeritet Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet t’i largohen perspektivës së BE-së, ngase në të kundërtët sipas tij “paraqitej rreziku i kthimit në vitet ’90…”.

Të gjithë ata që janë futur në vorbullën e dyshimeve dhe skepticizmit, të mos pranimit të vlerave përndimore, me apo pa vetëdije janë pjese e përjashtimit të kësaj pjese të evropës të mbetet vrimë e zezë dhe arenë për të ndërruar kursin për “Integrime” lindore.

Spektri politik në Kosovë, duhet të jetë më I përkushtuar në pranimin e sfidave që I dalin vendit për integrime evropjane. Sundimi i ligjit dhe lufta e korrupcionit nuk ka të bëjë vetëm se me integrimet është aurora e një mirqenje më të mië në vend për ne dhe gjeneratat që do të vijnë.

Dhe për derisa partive në pushtet u duhet të rishtrojnë përkushtimin për detyrat qeverisëse nuk duhet të ketë gjum dhe avashllak, ngase procesi integrimeve është barometetë i punës a mos punës së tyre.

Edhe partitë opozitare nuk do të duhej në që konceptin e tyre të ngritjes së kauzave të mos  jenë pengesa e proceseve dhe punëve që kërkohen nga BE për Kosovën. Integrimi i Kosovës, do të duhej të ishtë një konceszus parimor I të gjitha subjekteve poltike andaj edhe partitë opozitare duhet të kenë, të jenë të gatshme për të pranuar koncezusin politik që kërkon Brukseli.  Le të vazhdoje “lufta”, politike mbrenda por integrimet nuk duhet të shikohen si qështje e participuar partish.

Mediat dhe Shoqeria Civile, ndonëse kujdestare të “demokracisë”, në këtë fazë do të duhej të mos shikonin krej zi e terr, ngase procesi integrimeve që nuk po ecën ashtu si ne duam, shpejt dhe se për të ngecje, mbase të gjithë jami fajtori, që nuk kemi punuar aq sa është dashur, që nuk po punojme aq sa duhet. Ne të gjithë, sot, duhet të punojmë shumë për Integrimin e Kosovës në BE.

Unë jam i bindur se nga fundi i këtij viti do të ndodhë procesi i liberalizimit të vizave. Lëvizja e  lirë  e të rinjëve tanë nëpër botë,  do të jetë edhe një pasqyrë më shumë për të reflektuar.

You Might Also Like