Viti

Fabrika e Stiroporit dhe Stirodorit ”Daka Therm” zgjëron akapacitetet punëson edhe 20 punëtorë të rinj nga këta 15 femra

– Këto ditë kjo fabrikë ka arritë që të zgjëroj kapacitetet e veta prodhuese edhe me një prodhim të ri e fjala është për prodhimin e rrjeteve izoluese ë përdorën gjatë fasadimit dhe izolimit të objekteve ku janë punësuar rreth 15 femra

Njëra ndër fabrikat më të njohura për prodhimin e Stiroporit “Daka Therm” në Pozharan, tashmë është bërë emer i njohur jo vetëm në komunën e Vitisë, por edhe në Republikën e Kosovës dhe më gjërë në shtetet e Rajonit. Pas sukseseve biznesore dhe të prodhimeve cilësore dhe kualitative që nga fillimi i punës së saj, para 11 viteve ,kjo fabrikë nga viti i kaluar, nisi edhe një linjë prodhuese të Stirodorit shumë të kërkuar në në ndërtimtari dhe në izolime të objekteve ndërtimore ku u punësuan një numër ipunëtorëve të rinj, kurse këto ditë kjo fabrikë ka arritë që të zgjëroj kapacitetet e veta prodhuese edhe me një prodhim të ri.

E fjala është për fillimin e vijës së re prodhuese të prodhimit të rrjeteve izoluese që përdoret gjatë fasadimit të objekteve, gjatë izolimit të tyre duke bërë të mundëshme edhe punësimin edhe të rreth 23 punëtorve të rinj ku janë punësuar 15 femra.

Duke folur rreth sukseseve që ka arritë dhe po arritë kjo fabrikë Ibrahim ostërgllava themelues i Kompanisë “Daka Therm”” në kuadër të së cilës punon kjo fabrikë ,shprehet se është I knaqur me punën dhe angazhimin që bëjnë ai dhe tre djemt e tij ë menaxhohnë më këtë fabrrikë dhe me këtë edhe për punësimin e punëtorve të rinj.

Ai shprehet se fabrika e Stiroporit dhe Stirodorit “”Daka Therm”” ka arritë që me prodhimet e saja kualitative të shtijë plasmaninin e prodhimeve të veta pos në tërë Kosovën ashtu edhe të eksportoj edhe në Maqedoni,Shqipëri, Mal të Zi, etj duke synuar që të vazhdoj me eksport edhe ne vendettjera edhe përkundër sfidave me të cilat po përballën.

Sipas Ibrahim Ostërgllavës, aktualisht në këtë fabrikë janë të punësuar rreth 50 punëtor të cilët janë të knqur me pagat që marrin.

Sipas tij së shpejti edhe zyrtarisht do të përurohet vija e re prodhuese për prodhimin e rrjetave izoluese në objekte gjatë fazës së fasadimit.Aziz Zuka

You Might Also Like