Gjilan

Fadil Ibrahimi, tash e 21 vite kërkon të ngadhënjejë drejtësia

 

Pikërisht 21 vite më parë, Gjilani kishte hyrë në ditët e tija të para të çlirimit. Qytetarët, që për vite me radhë kishin përjetuar tmerrin, i ishin gëzuar lirisë, ndërkohë që forcat serbe, militare e paramilitare po tërhiqeshin nga vendi ku ata kishin kryer krime.

Më 19 qershor 1999, forcat serbe, në tërheqje e sipër, kishin qëlluar me snajper, duke plagosur pjesëtarin e UCK-së Milazim Hoxha, rast për të cilin pati patur raportime në televizionet e atëhershme dhe është shkruar edhe në portalin tonë.

Në të njëjtën ditë ishte plagosur edhe Fadil Ibrahimi, i cili plagosur po atë ditë dhe beson se është plagosur nga i njëjti person (snajper). Gazetarë të huaj që kishin hyrë bashkë me forcat e NATO-s, në atë kohë kishin bërë reportazhe në lidhje me këtë ngjarje. Rrjeti i njohur televiziv, CNN kishte bërë një reportazh, sikurse që kishte raportuar për këtë ngjarje.

Fadil Ibrahimi, tash 21 vite më pas rikujton atë rast, duke theksuar se ishte përballë edhe me gjykatën, por që edhe pse e kishte fituar rastin, tash e 21 vite vazhdon përballjen, duke pritur finalizimin e tërë kësaj çështjeje për kompensimin e duhur.

E tërë kjo ngjarje është pasqyruar edhe në faqet e internetit nën titullin “Gjilani 19.06.1999 video e rrallë nga lufta në Kosovë” që lehtë mund të gjendet.

You Might Also Like