Libri

Fadil Kajtazi del edhe me një libër nga fusha e sigurisë

Dje në Bibliotekën kombëtare të Kosovës në Prishtinë, në kuadër të “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, u përurua libri i Fadil Kajtazit,, “SIGURIA – sfida që vazhdon për Kosovën…”botuar kohë më parë nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”, Prishtinë..
Në praninë e shumë dashamirëve të librit, ku të pranishëm ishin edhe deputetë nga Kuvendi i republikës së Kosovës, përfaqësues institucionesh nga niveli lokal e qendor i Kosovës, z.Nehat Idrizi, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përurimin dhe një fjalë rasti për librin e paraqiti, Sabit Rrustemi, shkrimtar.
Kurse, një vështrim më të gjerë rreth librit e paraqiti, publicisti e romansieri Gani Mehmetaj.
Publikut libërdashës, i pranishëm në sallën e Bibliotekës iu dejtua edhe vetë autori i librit, duke i shpjeguar disa nga sfidat me të cilat ishte ndeshur gjatë shkrimit të këtij libri, që gjithsesi është në interes të Kosovës dhe, veçmas për fushën e sigurisë
Përndryshe, Fadil Kajtazi, që në Kosovë njihet si një ndër ekspertët më të shquar të sigurisë,më parë, po për këtë fushë, ka botuar dhe librat: “Armët dhe lufta” , “Spiunazhi – lufta e heshtur” dhe Pistoletat dhe revolverët.
SIGURIA, është libri i tij i katërt.

 

You Might Also Like