Ndërtimtari

Familja Behxheti nga Gjilani po pushton tregjet evropiane me ndërtimet e shtëpive të drurit


 
Gjilanasi Lulëzim Behxheti i cili rrjedh nga një familje e ndershme dhe patriotike, ishte i detyruar ta braktisë Kosovën në vitin 1992 me gruan e tij, Teviden, fëmijët Blerimin e Vjosën ndërsa Genci kishte ardhur në jetë në shtetin e Finlandës.
Lulëzimi ishte i detyruar të largohej me urgjencë nga Kosova pasiqë forcat policore Serbe vazhdimisht bënin trysni në familjen e tij, pasi që prindi i Lulëzimit, Fahredin Behxheti, ishte një njeri shumë atdhedashës por njëherit kishte qenë edhe drejtor në Kombinatin e Tekstilit, ku i cili ishte i dashur dhe shumë i respektuar nga puntorët e tij.
Si gjdo shqiptarë edhe Lulëzimi i cili me profesion është Arkitekt, me familjen e tij mësyen gurbetin dhe fati i tij ishte të ndalej në Finland.
Me kalimin e kohës Lulëzimi sëbashku me dy djemt e tij Blerimin e Gecin, formojnë kompaninë “BVG HOUSING”, ky emër i kësaj kompanie ka domethënjen e tri shkronjave të para të fëmijëve të tij, Blerimi, Vjosa, e Genci, ndërsa në logon e kësaj Kompanie figuron edhe shqiponja
që simbolizon flamurin kombëtar.
Veprimtarin e tij Lulëzimi sëbashku me anëtarët e familjës së tij e kishte filluar nga një gjëgjëzë popullore, “Kudo që shkon shtëpinë e ka me vete”, e përgjigjja është Breshka.
Arkitekti nga Gjilani, Lulëzim Behxheti, shtëpinë e parë të këtij lloji e kishte emëruar “Vjosa 65 H”, ajo shtëpi ishte ndërtuar nga druri me madhësi
 65 metra katror dhe të cilën e përfundoji për 33 ditë, por në të ardhmën kanë synim që këtë lloj shtëpie ta përfundojn për 21 ditë, kjo shtëpi është bartur me kamion 1500km nga Qekia për në Helsinki të Finlandës, duke ekspozuar edhe në ekspozitën “Finland Housing Fair”, për pak ditë, gjatë ekspozeut të kësaj shtëpie ajo është shitur për 175 mijë euro por qmimi normal i saj do të jetë 219 mije euro.
“Me prezentimin tonë në këtë ekspozitë kemi pasur kërkesa të mëdha, ne tani do ti realizojm rreth 36 shtëpi të cilat do të jenë jashtë shtetit të Finlandës, siqë janë: Kanada, Norvegjia, Davosit të Zvicrës, Italisë, Francës e Polonisë, porë jemi edhe në negociata me disa prej resorteve më të mëdha në Finland për ti realizu këto projekte”, ka theksuar Lulëzim Behxheti.
Në Kompaninë “BVG HOUSING” gjithqka është profesionale, duke arritur që edhe mobiljet të cilat i dizajnojnë dhe i punojnë janë me llogo dhe të mbrojtura me licencë.
“Ne kemi marrë pesë patenta që lidhen me mënyrën e ndërtimit dhe bartjës së shtëpive të cilën nuk mund të bëj askush tjetër, njëra nga patentat është “Utility”, askush nuk mundet të ndërtoj shtëpi me CLT dhe me dimensionet e “BVG Housing”, ne kemi patentuar edhe muret e shtëpive t’ju them se shtresa e parë e murit të patentuar nga “BVG Housing” përbëhet nga CLT me trashësi 84 milimetra, kësaj shtrese i shtohen edhe 200 milimetra izolim me fibra të drurit më pas vjen edhe një shtresë e hollë e CLT prej 27 milimetrave mandej është një hapsirë e ventilimit dhe si shtresë e fundit vjen prapë shtresa CLT me trashësi 27 milimetra, dhe të gjitha i kemi të patentuar dhe askush në botë nuk mundet të i bëj siqë i bëjmë ne”, bën të ditur Behxheti.
Familja Behxheti nga Gjilani, ka të patentuar edhe mënyrën e vendosjes së shtëpisë mbi kamion dhe zbritjen e saj pas udhëtimit me mijëra kilometra.
Se me qfarë druri punon kompania “BVG HOUSING”, Lulzim Behxheti tregon.
“Eshtë një lloj druri me të cilin ndërtohen muret e shtëpisë, është e një pjese nga Finlanda që quhet KAIRALLA, druri transportohet në Qeki dhe përpunohet në fabrikë para se të hyjë druri në përpunim lihet për dy vite në borë në mënyrë që të forcohet dhe të thithë lagështinë CLT, normale e ka 13% lagështinë, por te shtëpitë tona kemi arritur me e zbrit në 8% dhe dua të theksoj se shtëpitë e realizuar nga ne nuk kanë nevojë për ngrohje të veqant pasi që fal konstrukcionit i mjafton vetëm energjia që liron frigoriferi, shporeti, llampat ndriquese, poashtu shtëpia është rezistente ndaj temperaturave deri -40  gradë celcius, ndërsa në shtëpit tona nuk përdorim materje të plastikës gjdo gjë është e drurit”.
Kompania “BVG HOUSING”, tani ka filluar negociatat me Komunën e Helsinkit për format e ndryshme të shtëpive.
“Kemi filluar negociatat me Komunën e Helsinkit që shtëpit me kulme të rrafshta të mund të vendosen mbi ndertesa, gjithashtu jemi duke kërkuar mundësinë e vendosjeve të shtëpive me kulm trekandësh dhe atyre me kulm të rrafsht mbi ujë si shtëpi statike, për shkak se Helsinki është 70% mbi ujë dhe është vend i vogël dhe nuk ka vend për të ndërtuar”.
Kompania “BVG HOUSING”, shumë më herët është marrë me blerjen e apatamenteve nga 26 gjerë 30 metra katrorë në qendër të Helsinkut, duke renovuar dhe më pas ka bërë shitjen e tyre, ata gjatë një viti kanë punuar  mbi 30 apartamente brenda të cilave janë vendosur kuzhinat, dollapët për rroba, paisjet e banjos, shtretërit që munden të palosen për muri, të gjitha këto mobile prodhohen në Poloni në lokalin të cilin e posedojn mbi 200 metra katrorë.
Lulëzim  Behgjeti ka plane të mëdha në të ardhmen dhe shpreson se shumë shpejt do të fillon të vepron në Shqipëri e Kosovë.
Inxhinjeri i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Lulëzim Behxheti, ishte edhe hendbollist i dalluar në KH Bozhur në Gjilan, por për karierën e tij si hendbollist do të shkruajm një herë tjetër për peripecit të cilat i kishte në fillim të karierës, ndërsa hobi i tij i veqant është vizatimi.

You Might Also Like