Jeta

Familja e cila aksidentalisht humbi djalin e saj në Deponinë e Mbeturinave, po bëhet me shtëpi

– Muaji gusht, muaj i begatë, muaj i ardhjes së bashkatdhetarëve tanë nga kurbeti, të cilët n’a sjellin gëzim e harmoni në mesin tonë e në familjet tona. I këtillë dhe i veçantë për këtë pushim vjetor ishte edhe ardhja e bashkatdhetarit tonë nga Gjilani, Fahredin Bunjaku. Një njeri i dashur, i respektuar, punëtor, e mbi të gjitha një njeri humanist i dëshmuar.

– Ishte moment kafeje, ku përveç ç’malljes, po diskutonim edhe tema të ndryshme me të cilat po përballet shoqëria jonë. Dhe assesi, nuk n’a iku edhe rasti i familjes së Ramadan Isufit, një familje e cila para pak muajve humbi në mënyrë aksidentale djalin e saj (24 vjeçar), Elbasanin.

– Gjatë bisedës, u dakorduam dhe e caktuam një ditë për të shkuar në vizitë tek kjo familje, për t’i shprehur ngushëllime, e ndoshta për në të ardhmen e afërt edhe për t’a ndihmuar me ndonjë pako ushqimore.

– Erdhi dita, shkuam dhe e vizituam, i shprehëm ngushëllimet tona, n’a bënë pritje vëllazërore e miqësore, n’a rrëfyen për rastin sesi kishte ardhur deri tek vdekja e djalit të tyre, Elbasanit. Edhe pse, në sytë e tyre vërehej mërzia, nga gojët e tyre disa herë të përsëritura dilnin fjalët: “Çfarë të bëjmë, kështu paska qenë e shkruar nga ana e Zotit”. Ishin këto fjalë të cilat n’a dhanë të kuptojmë se, vërtetë, në këtë popull ka njerëz me karakteristika burrërore shqiptare.

Në këtë vizitë dhe gjatë qëndrimit në këtë familje, vëmë re, se, kjo familje përveç mërzisë, shkrumbimit të zemrave, kjo familje rëndon së theksuari edhe nga gjendja ekonomike.

– Vërtetë, fjalët e tyre të lartpërmendura, n’a prekën thellë në zemrat tona, dhe n’a bënë që të mendojmë për diç më shumë, sesa për një vizitë të rëndomtë ngushëllimi apo ndihmese me ndonjë pako ushqimi.

– Atdhetari ynë nga Gjilani, Fahredin Bunjaku, njëherit edhe imam në Xhaminë “Shtëpia e Paqes”, në lagjen Schwamendingen, në Zurich, me t’u kthyer në Shtetin Zviceran në detyrën e tij të imamit, kishte aranzhuar një takim me një pjesë nga xhemati i xhamisë, të cilëve ua kishte treguar rastin e familjes në detaje, duke përfshirë gjendjen e tyre të rëndë ekonomike dhe rastin e vdekjes së djalit të tyre. Ky takim, kishte dalur i suksesshëm, ndonëse nga aty, filluan hapat për gjetjen e donatorëve, brenda për brenda vet xhematit të kësaj xhamie. Të cilët u shprehën se, do t’a ndihmojnë e përkrahin hoxhën, në ç’do iniciativë në lidhjeje me këtë familje. Kështu që, duke patur parasysh, se, ky nuk është projekti i parë i tij dhe xhematit, ngase edhe në të kaluarën nga të njëjtit, janë ndërtuar shtëpi, edhe nëpër qytete të tjera të Kosovës, vendosën që, sa më parë të fillon ndërtimi i shtëpisë për këtë familje. Dhe kështu, sot, më datë; 09.09.2017, u vënë themelet e kësaj shtëpie.

Falënderimet qofshin për Zotin, pastaj për të gjithë ata të cilët në një formë apo tjetër, u bënë shkas për fillimin e ndërtimit të kësaj shtëpie, për këtë familje.

Me respekt

Zaim Zymeri

You Might Also Like