Futboll

Faton Maloku edhe tri vite te Drita

Portieri Faton Maloku do vazhdojë të jetë portier i klubit të Dritës edhe për tri vitet e ardhshme, andaj porta e këtij klubi do të jetë në duar të sigurta.

Drejtori sportiv i klubit Valon Zymberi pas një takimi të shkurt me Malokun, ka arritur marrëveshje, e cila e siguron portën e Dritës edhe për tre vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi!

Maloku u bashkua me klubin dy vite më parë nga ekipi i Kukësit për tu shpallur kampion me klubin Drita dhe për të shkruar histori në garat evropiane, andaj projektet e klubit vazhdojnë që nga porta e Fatonit.

“Edhe pse kontrata ime kishte përfunduar, asnjëherë nuk e kam menduar largimin, sepse e dija saktë që nuk do gjejë më mirë se këtu. Me thënë të drejtën edhe pse kisha shumë oferta, as nuk i kam dëgjuar e as nuk jam takuar me asnjë klub sepse DRITA ka bërë shumë për mua andaj unë duhet të bëjë ende shumë për klubin!

Vetëm ata që kanë qenë dhe që janë pjesë e klubit e din se sa shumë profesional është ky klub, andaj vetëm nëse kisha menduar që të largohem do të ishte gabim i madh.

E falënderojë stafin dhe gjithë kryesinë për besimin ndaj meje, dhe tani më mbetet puna dhe përkushtimi drejt arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta”, ka thënë Faton Maloku pas nënshkrimit të kontratës.

You Might Also Like