Futboll

FC DRITA i vetmi klub nga Kosova me të drejta të plota që merr pjesë në mbledhjen e ECA-së

Geneva, Switzerland
9-10 Shtator 2019

Sot ka filluar takimin dyditorë i ECA (Asociacioni i Klubeve Evropiane) pjesë e të cilës është edhe FC DRITA, i vetmi klub nga Kosova me të drejta të plota.

Klubi ditë më parë ka pritur në takim Olivier Jarosz, antar i këtij asociacioni ku dhe  ka njoftuar rreth pranimit të klubit në ECA dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë takim që ka filluar sot!

I pranishëm në këtë takim është z. Jetmir Salihu, manaxher i klubit i cili do ta shfrytëzoj të drejtën e votës në vendimet që do të mirren sot në këtë takim.

ECA është organizatë e krijuar ne vitin 2008 (që ka zëvendësuar G-14) që është e pranuar pranë shtëpisë së madhe të FIFA-së, me 232 klube të antarësuar president i të cilës është Andrea Agnelli që njëherit është president i gjigantit italian Juventus.

You Might Also Like