Futboll

FC Prishtina – FC Drita (live)

Stadiumi “Shahin Haxhislami” – Pejë –

FC Prishtina – FC Drita  0:0 (live)

Gjysmë ore para se të nis ndeshja shkallët e stadiumit kanë filluar të mbushen.

Ndeshja nuk nis me kohë, ne fushë u hodhën mjete piroteknike.

Min 1 – Nis ndeshja.

Min 1 – Mundësi ideale për Krasniqin, Bekaj shpëton gol të sigurt.

Min 15 – Ndeshja është ndërprerë, Dallku e Rexha janë lënduar. Dallku ndëshkohet me karton të verdhë.

Min 31 – Mankenda rrëzohet në zonë, Prishtina kërkon penalti, Tahiri hesht.

Min 32 – Debatik Curri starton ashpër ndaj Xh. Shabanit jashtë vijave të lojës. Ndëshkohet me karton të kuq.

Min 35 – Ndërrim te Prishtina largohet Hoxha, futet Ahmeti.

Min 45 – Rexha gjuan nga largësia, topi shkon jashtë shtyllës së majtë.

Min 45 – Katër minuta lojë shtesë.

Përfundon pjesa e parë

Min 46 – Nis pjesa e dytë.

Min 46 – Ndërrim te Prishtina, largohet Mankenda, inkuadrohet Khalid.

Min 50 – Bozhoviq futet në brendi, në momentin e fundit largon Limani.

Min 62 – Pas një goditje dënimi Drita për pak sa nuk shënoi, topi shkoi jashtë shtyllës.

Min 63 – Ndërhyrja nga prapa, Krasniqi ndëshkohet me karton të verdhë.

Min 64 – Ndërrim te Prishtina, del Jonuzi, inkuadrohet Januzi.

Min 64 – Ndërrim te Drita, largohet Fazliu, inkuadrohet Livoreka.

Min 66 – Bujar Shabani ndëshkohet me karton të verdhë.

Min 67 – Ahmeti gjuan nga 30 m, topi shkon jashtë.

Min 69 – Xh, Shabani gjuan nga largësia, Bekaj pret.

Min 73 – Ndërrim te Drita, largohet Krasniqi, futet Neziraj.

Min 76 – Osmani i Prishtinës ndëshkohet me karton të verdhë.

Min 80 – Livoreka i shpejtë del i vetmuar para Bekajt, por portieri vendas sërish fiton duelin.

Min 81 – Kuka ndëshkohet me karyon të verdhë.

Min 83 – Neziraj i shmanget mbrojtjes së Prishtinës, gjllon portë por Bekaj pret, kurse Rexha nuk qëllon portën e zbraztë.

Min 88 – Bashiru ndëshkohet me karton të verdhë.

Min 90 – Katër minuta lojë shtesë.

Min 90+ Largohet Rexha, futet Kryeziu.

Min 90+ Dallku ndëshkohet me karton të kuq, qëlloi B. Shabanin pa top.

Min 90+ Përfundon ndeshja.

DRITA shpallet kampione e Kosovës.

You Might Also Like