Gjilan

Fehmi Sylejmani, rikthehet në Asamblenë Komunale të Gjilanit

Fehmi Sylejmani do të jetë pjesë e Asamblesë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan kryelajmi. com. Kjo pasi që Nevzad Isufi, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltar komunalë në Asamblenë Komunale të Gjilanit ka dhënë dorëheqje, kurse emri i Fehmi Sylejmanit është vënë në formularët e KQZ-së, ngase ishte pikërisht ai që ishte në radhën e pritjes.

Syelejmani, që me profesion është mësimdhënës i matematikës edhe në të kaluarën kishte qenë asamblist po nga Vetëvendosje, duke qenë edhe ndër më aktivët në shtëpinë më të madhe të qytetit.

Për punën dhe angazhimin e tij flasin edhe organizatat monitoruese, të cilat rëndom Sylejmanin e kishin nxjerrë ndër këshilltarët më të zëshëm, duke ngritur shumë çështje dhe që kishte dhënë kontribut të çmueshëm. Performanca e tij kishte bërë që ai sërish të renditet në listën e VV-së për Asamblist dhe kishte qenë sërish ndër më të votuarit, por në fakt ai kishte qenë pre i kuotës gjinore që duhej plotësuar, ngase megjithëse të gjitha femrat e votuara atë kohë në listën e VV-së kishin patur më pak vota, është dashur që ato të jenë pjesë e Asamblesë.

Tashti, kur kanë ngelur edhe jo shumë kohë para zgjedhjeve lokale, Fehmi Sylejmani sërish po i kthehet Asamblesë dhe për kohën e mbetur ai sigurisht se do të ngre çështje me rëndësi, sidomos për arsimin, sportin e kulturën, por edhe çështje të tjera me rëndësi për qytetarin e Gjilanit.

Kryelajmi.com

You Might Also Like