Bujqësi

Fermerët vitias trajnohen për kultivimin e mjedrës

Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me NPT “Agropharma”, sot në Viti, është mbajtur një trajnim për kultivuesit e mjedrës të komunës së Vitisë. Në këtë trajnim fermerët vitias që merren me kultivimin e mjedrës janë njoftuar nga ekspertët, Lavdim Lepaja dhe Besim Sahiti mbi kultivimin e drejtë të kësaj kulture bujqësore. Përndryshe në këtë komunë çdo ditë e më shumë po rritën sipërfaqet e parcelave të mbjella me mjedër, kurse javë më parë është bërë edhe shpërndarja e fidanëve të mjedrës për 17 fermerë dhe atë në një hapësire prej 20 ari për çdo përfitues.Ndryshe do theksuar se viteve të fundit fermeret e komunës së Vitisë kanë shtuar edhe sipërfaqet e tyre me të mbjella me kultura pemesh si mollë, qershi, dardhe,kumbull etj e në këtë kontekst kjo është bërë e mundur edhe përmes ndihmave /subvencioneve/ financiare që kë dhënë komuna dhe Ministria p E bujqësisë e Rep[ublikës së Kosovës.Ndërkohë që është shtuar interesimi I femerve për mbjelljën e fidanës së mjedres./Aziz Zuka

You Might Also Like