Bujqësi

Fermerëve vitias u kalbet shalqiri dhe pjepri

Prodhimi i shalqirit dhe pjeprit fermerve vitias përkatësisht atyre të fshatit Gjylekar të Vitisë,  që është i njohur për këto prodhime, sivjet ka shkuar dëm pothuajse në tërësi.

Aty ku fermrët në tokat e tyre mbollën këtë kulturë, tashti po e shohin se si mundi i sivjetmë i tyre u ka shkuar dëm dhe nuk arritën ta shisnin në treg shalqirin e dhe pjeprin e tyre.

Sipas fermerëve të këtij fshati, moti i ligë, shiu e vërshimet, kanë dëmtuar tej mase sipërfaqe të mëdha të shalqirit në tokat e tyre.

Njëri nga ata fermer që ësshtë demtuar shumë Gafur Ademi, shprehet se më nuk kanë interes as të vjelin prodhimin e tyre pasi në këto kushte shalqiri qëndron në arë duke u kalbur e tharë.Ai thote se vetem atij u jane dëmtuar një sipërfaqë relativisht e madhe e mbjell me shalqi dhe pjepër. “Vetem mue më janë prishur 4 hektarë shalqin”, tha një fermer që u dëmtua.

Bëhet e ditur se këtë fshat të njohur për kultivimim e kësaj kulture bujqësore, janë prishur deri tashti si pasojë e motit rreth 140 hektarë. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi kjo është e vetmja mënyrë jetese për familjet e tyre,por se a do të kenë ndonjë ndihmë financiare nga institucionet e Komunës së Vitisë por edhe në nivel të Ministrisë së Bujqësisë të Kosovës mbetet të shihet.! Aziz Zuka

You Might Also Like