Futboll

Festim Alidema nënshkruan me Slaven Belupo në Kroaci

E ka nisur karrierën në Vllazninë e Pozharanit e tashti ka nënshkruar kontratë profesionale në Kroaci me ekipin Sllaven Belupo. Bëhet fjalë për futbollistin pozharanas Festim Alidema, I cili pas paraqitjeve të mira tek Vllaznia e Pozharanit, ka kaluar në ekipin e Llapit të Podujevës e prej aty është transferuar në Kroaci.

Të kujtojmë se Festim Alidema ishte golashënuesi I tretë më I mirë në Kosovë në edicionin e kaluar.

Ekipi I tij I parë Vllaznia ka dalë me një postim në të cilin thuhet:

 

Festim Alidema, lojtar i zbuluar nga akademia e klubit tonë sot ka nënshkruar kontrat profesionale me klubin nga Kroacia Slaven Belupo!

Jemi te lumtur qe talentat Kosovarë po depertojnë nga Kosova në Evropë, e aq më mirë kur Vllaznia Pozheranit i dhuron Evropës një talent si Festimi.

Shpresojmë të kemi edhe të tjerë që do të ndjekin rrugën e Festimit!

Festimi nga KF Vllaznia u transferua ne KF Llapi, ku më pas u transferua për në Kroaci.

You Might Also Like