Gjilan, Te ndryshme

Festina Kurteshi solli në Gjilan Ambasadorin Britanik Ruairí O’Conell

Para pak kohe, Festina Kurteshi, nxënëse e klasës së X-të në Gjimnazin e Shkencae Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, e ftoi Ambasadorin Britanik, Ruairi O’ Connell në Gjilan. Ky ambasador iu përgjigje pa hezitim ftesës së Kryetares së Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan.

Festina është krenaria e qytetit, e familjes dhe e shkollës. Ajo është aktiviste e madhe e jetës së fëmijëve, tash Kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjilan. Siç dihet, Asambleja Komunale e Fëmijëve të qytetit në fjalë, është Kuvendi apo organi më i lartë në Komunë, e cila udhëheqet nga fëmijët. Kjo shkollare e re është shembull e jetës së ecjeve përpara…

oconell

Festina Kurteshi, si e vogël e Shkollës fillore “Dëshmorët e kombit”, në Livoç të Epërm, ka dhënë kontributin e saj të pandalshëm në shumë aktivitete shkollore e jashtshkollore. Kështu, me punë, angazhim dhe me këmbëngulje, ajo ka arritur që këto ditë të aranzhojë një Konferencë me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Shkëlqësinë e tij, Ruairi O’Connell. Kjo është motoja e këtij shënimi.

Siç dihet, me ftesën e Festimës, Ambasadori në fjalë e ka pranuar ftesën saj, me prezencen e tij e nderoi këtë Asambleiste, por edhe Asamblenë dhe madhështoi qytetin tonë, Gjilanin, qyetetin e ëndrravë të fëmijëve. Me këtë rast, Ambasaroi i Britanisë qe i kënaqur dhe i relaksuar nga ky takim me asambleistët e komunës së Gjilanit. Ai u shpreh shumë i kënaqur me punën dhe të arriturat e Asamblesë në fjalë, sepse, siç është shprehur Festina Kurteshi, -Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjilan është shpallur si Asambleja më e suksesshme në nivel qëndror të Republikës së Kosovës”.

Ambasadori Britanik, Ruairí O’Connell, në këtë ftesë ka lënë mesazhin se çdo gjë në jetë është e arritshme, të mos dorëzohemi kurrë para sfidave, sepse edhe pse jeni fëmijë me punë dhe përkushtim, arrihet çdo gjë. Ai na përgëzoi për Organizimin tonë duke e publikuar Konferencën me ne në Facebookun e tij zyrtar dhe në faqen zyrtare të Ambasadës Britanike. Ai në Asamblenë e Fëmijëve në Gjilan foli për organizimin e të drejtave të fëmijëve.

Në shenjë falenderimi, Ambasadorit në fjalë, iu nda një mirënjohje dhe një portret të tij të punuar nga Asambleistja, Diellza Kurteshi./Tefik Selimi

 

You Might Also Like