Futboll

Filloi realizimi i projektit të Stadiumit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan

Pas përpjekjeve të pareshtura që nga viti 2017, nga ne si KF Vllaznia-Pozheran, po ashtu edhe nga institucionet Komunale ne Viti, si dhe angazhimin e të gjithë akterëve tjerë, ku në këtë rast vlen të veçohet kontributi i artistit të madh i komunës tonë Fahrush Azemi, si dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Kujtim Gashi, i cili u zotua që për Sadiumin e KF ” Vllaznia” në Pozheran do të angazhohet edhe personalisht që ana tekniko-ligjore dhe financiare mos te jetë pengesë për mos vazhdimin e punimeve.

Neve si Klub që pas takimit ditën e Hënë me Kryetarin e Komunës Sokol Halitin si dhe takimin me ministrin Kujtim Gashi të cilët na premtuan që vazhdimi punimeve do të fillon qysh nga dita e nesërme dhe nuk do te ndalen deri sa të përfundon projekti.

Me respekt .
Ardian Kurteshi
Kryetari KF Vllaznia Pozheran

 

You Might Also Like