Shëndeti

Fillon shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal nëpër komunat e Kosovës

Prishtinë, 30 Nëntor 2020
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i informojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se vaksinat e të gripit sezonal, të siguruara nga MSh në funksion të parandalimit të gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe do të imunizohen grupet më të rrezikuara të popullatës në shtetin tonë.
Që nga mëngjesi i sotëm, ekipet e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunave të Kosovës, sipas ftesës që u është bërë një ditë më parë nga MSh dhe IKSHKP, kanë filluar furnizimin me vaksina, me të cilat Njësitë e tyre të vaksinimit do t’i vaksinojnë qytetarët në ditët në vijim.
Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe dhe si të tilla e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste të Gripit sezonal.

You Might Also Like