Futboll

Fiton Vitia, humbin Vllaznia e Kika

Vitia seriozisht e ka marrë kampionatin dhe mëtimin e saj për inkuadrim në rang më të lartë të garave. Ekipi që drejtohet nga Milaim Zuzaku, në ndeshjen si mysafir ka fituar në Prishtinë ndaj Ramiz Sadiikut me rezultat 0:1 dhe seriozisht po lufton për pozitën që siguron ndeshje të barazhit.

Dy ekipet tjera nga Anamorava, që kanë luajtur këtë të shtunë janë mposhtur nga kundërshtarët e tyre.

Vllaznia e Pozharanit ka humbur me rezultat 2:1 nga Onix, kurse Kika e Hogoshtit u mposht 2:0 nga Vllaznimi i Gjakovës.

Të dy ekipet edhe Vllaznia edhe Kika janë të rrezikuar për rënie nga liga.

Rezultatet:

2 Korriku – Istogu    3:1

Fushë Kosova – Arbëria 0:0

Vëllaznimi – Kika 2:0

Onix – Vllaznia 2:1

Ramiz Sadiku – Vitia 0:1

You Might Also Like