Futboll

Fitore e Dritës para derbit të madh

Në ndeshjen e mbetur, shkaku i angazhimeve në garat evropiane, Drita ka arritur fitore të rëndësishëm ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1:0 dhe dalgadalë po ngjitet drejt kreut të tabelës.

Pas shumë rasteve në të dy anët, goli vendimtar për fitoren ekipit gjilanas u arrit në minutën e 59’ pas një aksioni fantastik të ndërthur nga djelmoshat e Nuhiut. Pas një pasimi nga Fazliu tek Rexha, ky i fundit  asistoi për lojtarin e inkuadruar në lojë Betim Haxhimusa, i cili nga afërsia e futi topin në rrjetën e zbraztë.

Drita qëlloi edhe shtyllën e huqi edhe disa raste të mira, gjë të cilën e bëri edhe Trepça ’89, por që atyre golin ua mohoi portieri shumë i mirë Faton Maloku.

Drita i ka edhe dy ndeshje të mbetura, me Llapin e Prishtinën, kurse të dielën e luan derbin e madh të Anamoravës ndaj Gjilanit.

You Might Also Like