Futboll

Fitore minimale e Vllaznisë, por shumë e vlefshme

Vllaznia ka shënuar një fitore minimale, por shumë të vlefshme në luftën për një vend që siguron në rang më të lart të garave. Ekipi nga Pozharani këtë të diel është ballafaquar me Istigun, të cilin ia ka dalë që t’a mposht me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar qendërsulmuesi Ilirian Ferati, i cili ia ka siguruar Vllaznisë tri pikë të reja.

Ekipi Kuq e gjelbër nga Pzoharani është në hap me Flamurtarin dhe Vllaznimin që janë në dy vendet e para dhe që sigurojnë inkuadrim të drejtpërdrejt në elitë, përderisa vendi i tretë, ku gjendet Vllaznia dhe vendi i katërt mundësojnë një ndeshje barazhi me ekipet e Superligës të renditura në pozitat 9 dhe 10.

You Might Also Like