Futboll

Florim Zuka: Faleminderit gjithë juve që besuat në konceptin tonë

Florim Zuka, president i SC Gjilani i është gëzuar zgjedhjes së Naser Ajetit, përfaqësues i Anamoravës në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. Në një mesazh të tijin në facebook, Florim Zuka, president i Gjilanit ka falënderuar të gjitha atyre që siç i ka thënë Zuka “i besuan konceptit tonë”.

Sipas Zukës, Naser Ajeti, është i të gjithëve dhe se me fitoren e tij Ka fituar qyteti i Gjilanit.

Edhe Naser Ajeti, pas Kuvendit Zgjedhor, ku u zgjodh përfaqësues i Anamoravës në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë se më nuk i përket vetëm SC Gjilanit, por të gjitha klubeve e futbollistëve të Gjilanit dhe se gjatë mandatit të tij, ai do të jetë në mbrojtje dhe përçues i interesave të tyre.

 

You Might Also Like