Futboll

Florim Zuka: Për ne nuk janë prioritet pagat e futbollistve, por shëndeti i popullit

 

 
E gjithë bota e civilizuar po lufton me të gjitha mjetet për parandalimin e virusit COVID -19, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shumë shtete evropiane për parandalimin e infektimit të popullit nga COVID -19 dhe duke i mbyllur edhe fushat e futbollit për një kohë të pacaktuar.
Një pezullim i kampionatit të futbollit ka ndodhur edhe në Kosovë, por shumë klube kanë dhënë disa udhëzime futbollistve të tyre që ushtrimet ti mbajnë në shtëpitë e tyre.
Në shumë klube të Kosovës është quar pluhur se si do të bëhet pagesa e futbollistve, pasiqë ata janë në pushim për shkak të virusit COVID-19.
Njeriu i parë i SC Gjilanit, Florim Zuka, ka deklaruar se më primare është shëndeti i popullit.
“Për ne nuk është prioritet paga e futbullistve, kjo është brenga më e vogël në këto momente të vështira që po kalon njerzimi, për ne është brengosëse jeta e njerzve se si të dalim nga kjo situatë që e ka kapluar vendin tonë, ne duhet t’ju dalim në ndihmë me të gjitha kapacitetet që i kemi njerzimit e shtetit tonë, shpresoj që kjo gjendje të kalon sa më lehtë dhe poashtu uroj gjdo klub futbollistik në Kosovë në këto momente të jenë të qetë dhe me pak pasoja, ndërsa për paga të futbollistve lus zotin që të jemi mirë e të mirremi pastaj vetëm për paga por edhe ato do të kryhen pa asnjë problem”.
Presidenti Zuka ka një propozim për Federatën e futbollit të Kosovës, në lidhje me pagesat e futbollistëve.
“E rrugës do të ishte që krerët e FFK-së të marrin një vendim për të gjitha klubet e Kosovës që të mos bëhet dallime dhe të dalin me një qëndrim se si duhet paguar futbollistët nëpër klube, pasiqë edhe ne si klube jemi të dëmtuara në shumë fusha për shkak gjendjes epidemike të COVID -19, kjo do të ishte mirë edhe për Federatën, klubet por edhe për futbollistët”.

You Might Also Like