Arti pamor

Fondacioni Zviceran “Ibrahim Kodra” organizon punëtori për 1 Qershorin- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 

Me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve,të shtunën me 1 Qershor 2019,Fondacioni Zviceran “Ibrahim Kodra” nën patronatin e Komunës Melide,organizon Punëtori dedikuar Projektit ekologjik artistik “Art Ecological Project” në bashkëpunim me Artistin Alex Doll në Qendrën e Artit “Ibrahim Kodra” në Melide. Projekti ekologjik artistik “Art Ecological Project” është krijuar me punimet e fëmijëve dhe të rinjëve, edukuar nga praktika të qëndrueshme-ide të reja rreth bashkëjetesës mjedisore dhe se si e shohin ata këtë të ardhme në botë. Kjo është inspiruar nga Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, si ; qytetet dhe komunitetet e qëndrueshme,veprimi klimatik,shëndeti i mirë dhe mirëqenia. Vizatimet më të mira do të ekspozohen në Instalacionin në Melide (Qendra e Artit “Ibrahim Kodra”) pastaj në Zhenevë të Zvicrës dhe në Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashme në fushën e diplomacisë kulturore,Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit,Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë.

You Might Also Like